STOP – EMISIONI 108

TVSH- një histori abuzimi, probleme dhe zgjidhje në “Stop”.
Naftëtarët e Ballshit protestojnë për mungesën e pagave. Në TVSH në lajmet e mbrëmshme qendrore, zuri vend një speciale mbi “begatinë” në qytetin e Kavajës. Ky transmetim “koicidoi” me dorëheqjen e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Qytetarja Nexhmije Ndroqi dhuroi një karrocë për personat e paralizuar për Shkurte Shahun, pas transmetimit në “Stop” të rastit të saj fatkeq. Jetimi Kreshnik Baze do të jetë agjent turistik në Turqi për kompaninë “Global Travel”, pasi shqetësimi i tij u bë publik në “Stop”.
 

Saga e familjes Toptani, 25 vjet nëpër gjykata për pronën.
Klodiana Toptani ka që nga viti 1993 që endet dyerve të gjykatave në kërkim të pronës së saj. Ka bërë më shumë se 100 seanca me një “pretendent rival” që paraqet dokumenta të falsifikuara. “Stop” iu drejtua Akademise së Shkencave dhe Arkivës së Tiranës, por një dokument i tillë,që paraqitet në gjyq, nuk ekziston.
 

Shkodër, në pranga drejtoresha dhe infermierja e Qendrës së Zhvillimit Social.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi pamje makabre të trajtimit të të sëmurëve në Qendrën e Zhvillimit në Shkodër. Pas hetimit dyjavor janë ndaluar sot drejtoresha Juliana  Cepi dhe një  infermiere  e  Qendrës  së  Zhvillimit  Social  në  këtë  qytet, Aida  Ymeraj,për  “Shpërdorim të detyrës”. Por skandali thellohet më tej, kur zyrtarisht mësohet, se tre femra  në moshë madhore,  paciente  në  këtë Qendër,  kanë qenë shtatëzanë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme.

Të Fundit