STOP – EMISIONI 33

Rama-bagëti e bujqësi, Dako: në PS jo thjesht për të përfituar!

Disa nga batutat politike të ditës janë përmbledhur në këtë pjesë të programit. Kryeministri Rama në Kavajë foli për trajtim të popullit si dele nga politika e vjetër. Rama bëri dhe ironi me simbolin e hequr të qytetit, dy gishtat e ngritur lart. Lulzim Basha deklaroi, se Rama po i fut të inkriminuarit nga penxhere e vrimë. Ndërsa kreu i bashkisë së Durrësit deklaroi se biznesmenët po kërkojnë të hyjnë në PS jo thjesht për të përfituar.

 

Shkodër, kampion atletike, por nuk hyn dot në RENEA!

Erald Agai është një atlet profesionist dhe inspektor policie në komisaritatin e Shkodrës. Ai, u kualifikua në testin psikologjik, fizik e profesional, por nuk u pranua si pjesë e forcave Renea. Pas një kalvari, në fund i thanë, se i kish kaluar mosha.

 

“Policia që duam” dhe Tirana si Siria!

Në këtë pjesë të emisionit trajtohet një rast i gjobëvënies abuzive nga policia bashkiake. Më pas një rast i servirur nga policia e shtetit. Një shtetas i huaj i nënshtrohet testit të alkoolit dhe pasi rezulton në rregull, këshillohet nga polici të mos pijë alkool kur është në timon. Në fund një vëzhgim i situatës në kryeqytet, pas prishjes së objekteve abuzive.

Të Fundit