STOP – EMISIONI 32 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 32

Ndryshimet në qeveri dhe debatet partiake!

Ndryshime të befasishme në kabinetin qeveritar të Edi Ramës. Ky i fundit kishte deklaruar disa herë, madje dhe disa orë më parë, se ministrat i kishin kryer të gjitha detyrimet. Lidhur me debatin e brendësh në parti dhe kritikat e Blushit, Rama tha se kohën e lodrave ia ka rezervuar Zahos. Nga ana tjeter në një studio televizive, Lulzim Basha deklaroi, se në PD duhet të ketë më shumë polemika sesa ka.

Burrel, mësuesja e “të gjitha lëndëve”!

Gazetarët e Stop ndalojnë në Burrel, aty ku mësuesja e fizkulturës Erisa Myrtaj, është zëvendësuar nga ajo e historisë. Drejtori i shkollës Robert Gjinaj thotë, se duhet të plotesohen orët, ndërsa mësuesja e historisë tregon, se e bën me përkushtim punën.

Makina e së vërtetës dhe një deklaratë e vërtetë e Pandeli Majkos!

Në këtë pjesë të tretë të programit Saimiri dhe Genti improvizojnë një test të makinës së të vërtetës.Kjo, pasi në media u publikua lajmi, se punonjësit e parë të Byrosë së hetimit, do të testohen me makinën e të vërtetës, dhuratë nga SHBA. Më pas shfaqet një video e pak viteve më parë e deputetit Pandeli Majko, i cili në një tubim të opozitës iraniane në Paris deklaroi: unë jam muxhahedin!

Previous ArticleNext Article

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *