EMISIONI 13

Mbrojtje “bilbilfryrësve” të administratës dhe debati mbi koncensionet!

Qeveria ka miratuar në fundin e vitit 2015 ligjin për mbrojtjen e “bilbilfryrësve”, apo spiunëve të administratës dhe kompanive private.
Po shkojnë drejt mbylljes hetimet për dosjen e Albpetrolit dhe drejtorit Endri Puka, pas kallëzimit të KLSH-së, edhe pse në dokumentin e KLSH-së flitej për gati 10 milionë euro dëm financiar.
Një tjetër koncension 10 vjeçar pritet të jetë ai për mbledhjen e TVSH-së dhe për këtë do të bëhet tender ndërkombëtar për kompaninë fituese. Nga ana tjeter vijojnë debatet për koncensionet e Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilat po heton edhe prokuroria.
Kryeministri Rama i quajti kritikët e koncensioneve “barbarë, primitivë, injorantë.

 

Mesuesja e divajkës pas moshës së pensionit “me zor” në punë!

Ka mbushur moshën, por nuk e nxjerrin në pension. Ngjarja e pazakontë ndodh në Divjakë me mësuesen Mellanie  Rrudha.
Gazetarët e Stop kanë intervistuar për këtë cështje edhe mësuesen në fjalë edhe drejtorin e drejtorisë arsimore, Ylli Krakulli.


Trajtohet fati i një fëmije autik, që përpos të gjithave vuan dhe mungesën e enrgjisë…
Ndërsa në Lezhë shfaqet një video sesi lahet në lavan një i porsalindur.

Të Fundit