E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“95% e vaksinave kundër Covid-19 janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës”, ja thirrja e fortë e OBSH

Shefi Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se 95 përqind e 23.5 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 të shpëndara në të gjithë botën deri më tani janë përdorur në vetëm 10 vende.

Në një konferencë shtypi në Kopenhagë të enjten, Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge theksoi ndoshta temën më të përsëritur të kësaj agjencie gjatë pandemisë së koronavirusit se për të ndalur në mënyrë efektive virusin, vaksinat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë, me kombe mes vendeve me të pasura dhe atyre të varfëra të botës.

Në përpjekjen globale për t’i dhënë fund pandemisë, zoti Kluge tha, “kjo duhet bërë së bashku, ne thjesht nuk mund të lëmë asnjë vend, asnjë komunitet prapa.”

OBSH-ja dhe partnerët e saj të nismës COVAX, shtoi ai, po bëjnë “përpjekje të mëdha për të dërguar vaksina në çdo vend; ne kemi nevojë që çdo vend i aftë të kontribuojë, duke dhuruar dhe mbështetur qasjen e barabartë tek vaksina”.

Specialisti i OBSH-së për shëndetin publik, Ihor Perehinets ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën e shtypit përkrah zotit Kluge dhe shprehu besimin se ata që kanë nevojë për vaksina do t’i marrin ato.

“Disponueshmëria e vaksinave do të rritet me një shpejtësi të madhe në të gjitha vendet dhe ne do të arrijmë nivelin e nevojshëm të imunizimit për të mbrojtur jo vetëm grupet e rrezikuara, por të gjithë popullsinë e Evropës dhe botës”, tha ai. Kjo është çëshje kohe, shtoi ai.

Zoti Kluge tha se masat e shëndetit publik të hartuara për të luftuar pandeminë duhet të bazohen në ato që ai i quajti “vlerat thelbësore” të njerëzimit: solidaritetin, barazinë dhe drejtësinë sociale.

“Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kjo periudhë pasigurie sepse askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, tha ai./VOA

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑