9-vjeç u shpall kampion Zvicre, kush është 20-vjeçari shqiptar që synon Formula 1

Jasin Ferati është 20-vjeçari shqiptar që po korr një sukses shumë të madh në Zvicër. Ai ka nisur sportin e ‘karting’ që në moshën 4-vjeçare, ndërsa është shpalluar kampion që 9-vjeç.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jasini tregoi se si e nisi këtë rrugëtim, duke zbuluar se mbështetjen më të madhe e merr nga prindërit e tij.

Ai tha se tashmë synon Formula 1 dhe po punon fort për t’ja arritur.

“Kur erdha në fillim në Zvicër dhe nisa karrierën, isha pak rëndë se isha i ri, edhe s’kisha shumë eksperiencë. Ama te gara e tretë u bëra kampion Europe në Gjermani. Edhe aty kam filluar Formulën dhe po vazhdoj tani. Kampion Zvicre kam dal për herë të parë në moshën 9-vjeçare, ndërsa kamion Europe kam qenë 15 vjeç.

Mami nuk vjen të mi shoh garat se punë, por nuk thotë që mos e bëj këtë sport. Ajo bëhet nervoze kur nuk dal në vend të parë. Është një shtysë kryesore për mua. Ndërsa babi, është në çdo garë me mua, e kam suportin më të madh.

Mua më duket shumë interesante, sepse është një sport që nuk e bëjnë shumë veta. Ama hala nuk e quaj veten ‘super star’ se hala nuk jam atje ku duhet të jem. Unë dua të jem në Formula 1”, u shpreh i riu.

Të Fundit