9 ditë vonesë, shteti i merr dyfish: Sikur të kishte blerë një makinë të re!

Arben Gosturani tregon, se në datën 22 dhjetor 2024 kishte ditën për të paguar taksat e makinës, por nuk mundi të shkojë, për shkak të disa problemeve. U paraqit në 10 janar 2025 dhe i thanë, se duhet ta paguante dyfish, për shkak të 9 ditëve, që kishin kaluar. Pano Soko, ekspert ekonomie, shpjegon, se taksat parapaguhen dhe nuk mund të jenë për vitin paraardhës. Nëse viti kalendarik quhet nga janari deri në dhjetor, nuk ka asnjë kuptim, që të paguhet taksa për një vit, që ka kaluar.

Të Fundit