849 burra morën “leje lindje” në 2022, numri i përfituesve në rritje që nga 2015

Të marrësh lejen e lindjes në vend të gruas është një trend që ka filluar të përqafohet shumë së fundmi në vendin tonë.

Ndryshimet ligjore të vitit 2015 përfshinë edhe burrat në lejet e lindjes, por ajo mund të aplikohet vetëm pasi foshnja ka mbushur 63 ditë. Nga ai vit numri i përfitueseve ka ardhur në rritje progresive.

Vetëm për vitin 2022 leja e lindjes është shfrytëzuar nga 849 burra, ndërsa në vitin e parë të aplikimit ajo u mor nga 117 burra.

Leja e lindjes në bazë të ligjit të sigurimeve shoqërore parashikon 365 ditë kalendarike duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes që merret vetëm nga gruaja. Burrat mund të aplikojnë për pjesën tjetër të lejes, e cila nuk quhet më leje lindje por kujdes prindëror.

Të Fundit