Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në zonën e Artemida në periferi të Athinës, ku 6 persona janë gjetur të vrarë.
Sipas mediave greke, 5 nga viktima u gjetën të vdekur brenda makinës, ndërsa 1 i gjashtë jashtë mjetit.
Të gjithë viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Mjeti i viktimave është me targa gjermane RR-6666, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë. Megjithatë, nga policia greke nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për identitetin e viktimave.
https://x.com/kathimeriniweb/status/1701276507430125617?s=46
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje për larje hesapesh, teksa autorët mendohet se janë arratisur me një makinë ngjyrë të zezë
Në skenën e krimit janë gjetur gëzhoja që i përkasin një pistolete 9 milimetërshme. Nga rindërtimi paraprak i dinamikës së krimit, dyshohet se shoferi i makinës ka tentuar të largohet, e për këtë arsye u gjet i vrarë jashtë mjetit.
Policia greke po heton këtë ngjarje të rëndë për të zbardhur shkaqet, për të identifikuar viktimat si dhe autorët.