“5,300 fëmijë thuhet se janë vrarë në Gaza”, Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF: Vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell e ka cilësuar Rripin e Gazës si “vendin më të rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”, raporton BBC.

Teksa i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët, Russell tha se marrëveshja e armëpushimit e arritur me vështirësi midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të mjaftonte për të shpëtuar jetën e tyre.

Më shumë se 5,300 fëmijë thuhet se janë vrarë në Gaza që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 Tetor, që përbën 40% të vdekjeve. “Kjo është e paprecedentë,” tha Russell.

Të Fundit