Me Silvio Berlusconin deri në minutën e fundit ishte Marta Fascina, gruaja e tij që nuk e braktisi dhe ka qenë pranë tij bashkë me fëmijët e tyre.
Historia e tyre u bë e ditur në vitin 2020 dhe ata nuk janë ndarë më që prej asaj kohe.
Pavarësisht diferencës të madhe në moshë, ajo nuk ka hezituar që të shprehë dashurinë e saj.
Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, ku kujtojmë se vetë “Festa e dashurisë” e organizuar nga Silvio Berlusconi llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Kjo për t’i vërtetuar botës se sa seriozisht e merr marrëdhënien me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fasina.
Ceremonia u zhvillua në Villan historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me të renë e partisë ‘Forza Italia’, partnere e tij që nga fillimi i vitit 2020, me një “ceremoni” që të kujton një dasmë: 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie me vello, kishte një tortë dasme dhe çifti hynë në një kishë, por nuk respektuan ritualin zyrtar kishtar.