“5 Maji”, nënë Liza: Në katër të mëngjesit na prenë dritat, shtetrrethim ndaj një plake – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“5 Maji”, nënë Liza: Në katër të mëngjesit na prenë dritat, shtetrrethim ndaj një plake

Liza Marku, e njohur si Nëna Liza që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj në lagjen 5 Maji, është e pranishme në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Pas apelit të fortë dhe renditjes së kërkesave nga ana e saj, nënë Liza tregon se si ka nisur aksioni për shembjen e shtëpisë së saj.

“Kam pasur shtëpi 3 katëshe. Na kanë njoftuar se do vijnë në 6 dhe kanë ardhur në katër të mëngjesit e kanë këputur dritat. Shtetrrethim. Në katër të mëngjesit”, tha ajo.

“Policia kishte bërë shtetrrethim te 5 maji. çfarë do bënin 1300 policë me 3 të vobektë, kanë ardhur kanë plas në shtëpinë ne si xhandarët e Zogut njëherë e një kohë. Kur kam dash me marrë rrobat, me marrim ilaçet, lekët e bukës jo asgjë nuk na lanë. 4 policë na nxorën jashtë, me këtë shtet jemi duke hyrë në gropë jo në Evropë”, ka shtuar ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *