“5.4 mln dollarë për të dërguar mesazhe me pëllumb”, eksperti zbulon trendin e ri

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi tha për Euronews Albania se tashmë ka nisur një trend i ri për të komunikuar duke ruajtur privatësinë.

në fakt bëhet fjalë për rikthimin e një mënyre komunikimi, si ajo e dërgimit të mesazheve me anë të pëllumbave. Kallanxhi tha se tashmë është një kompani belge e cila rrit pëllumba udhëtarë dhe se ka persona që mund t’i blejnë për të dërguar mesazhe të fshehta, duke shpenzuar për ta 5.4 milionë dollarë.

“Në Kinë, nga një kompani belge që rrisnin pëllumba fluturues, udhëtarë që bëjnë deri në 1000 kilometra në ditë, një nga këto kompani kineze kishte blerë një nga këto pëllumbat që ishte 5.4 milionë dollarë që bënte 1000 kilometra në ditë. Vetëm në Belgjikë qenka një kompani që rriska pëllumba fluturues dhe paska nis një trend tani që blejnë këto pëllumbat fluturues edhe për shkak të luftërave dhe krizave që po ndodhin. I çojnë mesazhet me pëllumba”,-tha Tomi Kallanxhi.

Të Fundit