422 qendra votimi bosh, PD e Alibeajt nuk gjen dot komisionerë

Celibashi: Nuk ka sjellë propozimet për 422 qendra të votimit

Pas vështirësive që hasi në gjetjen e kandidatëve për 61 bashkitë, tani Partia Demokratike e Alibeajt ka probleme në gjetjen e komisionerëve për qendrat e votimit. Kjo forcë, 5 ditë përpara ditës së zgjedhjeve nuk ka çuar propozimet e saj për 422 qendra votimi.

“PD nuk ka sjellë propozime për 422 qendra votimi. PSD për 450 qendra votimi, PL për 75.”

Ndërkohë, nga sot ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë vendin. Ajo që vlerësohet si problematike është fakti se ende afro 100 qendra votimi nuk kanë operatorë për pajisjet e identifikimit biometrik.

“Nëse në orën 07:00 të mëngjesit nuk është paraqitur operatori, e ka detyrimin për të vijuar me regjistrin fiizk.”

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve vlerëson se nuk është në kompetencën e tij të gjykojë për retorikën e përdorur nga krerët e partive gjatë takimeve elektorale.

“Ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe se i bëjnë shumë mirë.”

Edhe pse me një lapsus në fjalën e tij, Celibashi pranon se pasqyrimi mediatik i kësaj fushate ka qenë i balancuar.

“Ajo çfarë Rama… AMA (qesh). Mund të jetë subkoshiencë. Nuk konstatohen problematika.”

Celibashi mohon të ketë probleme me zhvendosjen e vendosjes së qendrave të votimit, megjithatë përsërit thirrjen që zgjedhësit të mos harrojnë të kontrollojnë listat zgjedhore përpara se t’i drejtohen kutive të votimit.

Të Fundit