E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
Aktualitet

“420 dollarë në muaj mjaftojnë” Schengen Visa: Shqipëria një nga vendet evropiane më të lira për të jetuar

Shqipëria, përpos se është konsideruar një nga vendet më të bukura të Ballkanit prej natyrës mahnitëse, çmimet e lira dhe kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë atë të pëlqyer për shumë të huaj.

Kështu e nis shkrimin për vendin tonë “SchengenVisa”, që ka rënditur vendet europiane më të lira për të jetuar.

Sipas medias, 420 dollarë në muaj janë të mjaftueshme për të jetuar në Shqipëri, pa përfshirë qiranë. Tirana konsiderohet një nga qytetet më të përballueshme ekonomikisht në Ballkan.

Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike.
Pas tij vjen Durrësi si destinacioni më i madh detar në Shqipëri që është cilësuar nga shengen visa si një parajsë e udhëtarëve.

Ndërsa Saranda, e njohur si perla e jugut, është një nga qytetet më të populluara në vend. Sipas “SchengenVisa”Ka plazhe të mrekullueshme dhe një pamje mahnitëse. Dhe sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht i lirë dhe një nga vendet më të bukura ku mund të jetohet.

Një tjetër vend evropian i lirë për të jetuar është Rumania. Ky vend njihet për njerëzit miqësorë, ushqimin e lirë, për kushtet e jetesës dhe për bukurit e tij. Kostot e vlerësuara të jetesës për një person beqar në Rumani janë 499 dollarë në muaj, pa përfshirë qiranë

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑