Udhëtuam drejt fshatit Strebeh Rrogozhinë dhe takuam qytetarin Xhevat Cullhaj, i cili prej vitesh është i deturyar të bëjë dializë. Por ai nuk ka makinë të tijën dhe tani po has shumë probleme për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Po kështu Kastriot Selimi në fshatin Spanesh të Rrogozhinës e ka mbi 40 km larg spitalin, ku duhet të bëjë dializën. Pagesa prej 40 mijë lekësh nuk mbulon dot shpenzimet, sidomos në këto kushte. Emisioni Stop mori nismën, që t’i transportojë këta qytetarë një ditë drejt spitalit, për të kryer dializën. Në spitalin rajonal të Kavajës, drejtori Përparim Daiu, u shpreh, se pavarësisht pagesës që është oftuar për transportin, ai do të shohë mundësinë, që t’i marrë pacientët në Luz të Vogël dhe distanca, që duhet të bëjnë vetë është vetëm 5 km.

Fëmijë e prindër i janë përgjigjur nismës së emisionit,Rri në shtëpi-rri me Stop, për t’ua mbushur kohën fëmijëve me aktivitete në kushtet e izolimit. Në redaksi kanë mbërritur shumë video të fëmijëve, që argëtohen në kushtet e qëndrimit brenda. Më pas transmetojmë disa nga memet më të bukura të kohës së karantinës. Një burrë po bën byrëk dhe më shumë rrëmujë në shtëpi.Disa të tjerë bëjnë festë në shtëpi. Një burrë ka krijuar kushtet, objektet dhe tingujt e përshtatshëm, për të simuluar një situatë gjuetie në shtëpi.Një grua ia merr valles e hipur në një dumdum, dersa rrëzohet.

Valentina Kazheli jeton në Tiranë, por ka 3 javë, që vajza e saj 19 vjecare me probleme shëndetsore ka mbetur në Dukat të Vlorës, pëe shkak të kufizimit të lëvizjes. Valentina kërkon ndihmën e emisionit Stop, pasi thotë, se kjo situatë ndikon negativisht tek vajza. Të gjitha përpjekjet e saj për të shkuar dhe për të marrë vajzën kanë dështuar. Gazetarja e Stop udhëtoi drejt Dukatit të Vlorës dhe mori vajzën 19 vjecare, Argjentina, të cilën e solli në Tiranë, duke e bashkuar me të ëmën pas tre javësh.

Të Fundit