“3 Ligje Për 7 Minuta”/ Bardhi: Marrëveshja Me Italinë Për Emigrantët, Cënon Sigurinë Kombëtare

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, e cilësoi të turpshme seancën e sotme plenare, e cila sipas tij tregoi edhe njëherë se mazhoranca prej kohësh nuk voton më ligje në interes të qytetarëve shqiptarë.

Ai tha se PS u tërhoq nga ligji për Amnistinë Penale, pasi doli zbuluar se kishte si qëllim që të amnistonte zyrtarët e korruptuar.

Ndërsa e cilësoi se cënim të sigurisë kombëtare miratimin e Marrëveshjes me Italinë për Emigrantët.

“Ju e patë sot se në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët shqiptarë. Parlamenti nuk miraton më ligje për qytetarët e zakonshëm. Ligji për Amnistinë është shndërruar në një ligj për zyrtarë të korruptuar. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik duke ja faturuar këtë dhe opozitës. Sot ata u tërhoqën nga projektligji, e miratuan në një procedurë jo transparente. Ligji i dytë ishte i turpshëm i sjelljes së emigrantëve në Shqipëri. Kjo marrëveshje tejkalon pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë, sa kohë cënon sigurinë kombëtare. Së treti ishte ligji për Zonat e Mbrojtura, ku dhe njëherë planifikohet të nxirren në treg pasuritë kombëtare të shqiptarëve. Seanca e sotme ishte jonormale sa kohë nuk respektohen të drejta e opozitës”, tha Bardhi.

Të Fundit