“21 janari”, Prokuroria rihap hetimet për vrasjen e Aleks Nikës – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“21 janari”, Prokuroria rihap hetimet për vrasjen e Aleks Nikës

Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, pas kërkesës së policisë së Tiranës.

Ndërkohë, me anë të një tjetër letre, Avokatura e Shtetit i ka kërkuar informacion institucioneve në zbatim të pyetjeve që Gjykata e Strasburgut i ka dërguar qeverisë shqiptare.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se prej 1 muaj është regjistruar hetimi e po vijohet me veprime konkrete. Po kështu, hetime kanë nisur edhe për dy persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur gjatë protestës që u mbajt përballë kryeministrisë 10 vite më parë.

Rreth një muaj më parë Policia e Tiranës kërkoi që të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Bishës, Artes Dybelit, lia Qeskës dhe llia Papës.

Ndërkohë policia kërkon që të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës, Aleks Nika.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *