Detaje të tjera tronditëse janë bërë të ditura mbi vdekjen e 13-vjeçarit në Lushnje.
I mituri, i cili u gjet i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij dyshohet se ka humbur jetën për shkak të realizimit të një video në “Tik-Tok”.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.
Sipas burimeve, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ai ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Fatkeqësisht, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë 13-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërsa grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.