Bill Gates parashikon se kur Covid do të infektojë më pak sesa gripi

Vdekjet nga Covid dhe shkalla e infeksionit mund të ulen nën nivelin e gripit sezonal nga mesi i vitit të ardhshëm, është shprehur Bill Gates.

Në kohën kur Evropa po përballet me rritje rekord rastesh të reja, themeluesi i Microsoft ka parashikuar se kjo pandemi do të shndërrohet në një sëmundje si gripi i zakonshëm.

Ky parashikim supozon faktin se variante të reja të rrezikshme nuk do të shfaqen ndërkohë, tha Bill Gates.

Imunitetit natyror, vaksina dhe trajtimet orale do të ndikojnë që “shkalla e vdekjeve dhe shkalla e sëmundjeve duhet të ulet në mënyrë dramatike,” tha të enjten themeluesi miliarder i Microsoft në Forumin e Ekonomisë së Re të Bloomberg në Singapor.

Po ashtu Gates tha se vitin e ardhshëm çështjet e furnizimit me vaksina do të zgjidhen dhe këto probleme që shfaqen tani do të zëvendësohen nga pyetjet se si të shpërndahen të gjitha vaksinat në mënyrë logjistike.

“Vaksinat janë një lajm shumë i mirë dhe kufizimet në furnizimin me to do të zgjidhen në masë të madhe në mes të vitit të ardhshëm, dhe kështu do të kufizohemi vetëm nga logjistika” tha Gates në një intervistë virtuale me Bloomberg.

Të Fundit