Një baba është ndëshkuar me 1,100 £ gjobë pasi ka goditur vajzën e tij aoleshente në fytyrë gjatë një grindjeje familjare për postimin e një fotoje të tij në rrjetet sociale.
51-vjeçari, Gary Finn, goditi vajzën 15-vjeçare që ai e konsideronte si “Princeshën e tij” me pjesën e pasme të dorës teksa e akuzoi atë se kishte postuar foto të turpshme të tij në rrjetin social Snapchat.
Mendohet se i ati i saj, e kishte pyetur adoleshenten se si do të ndihej ajo nëse ai do të postonte foto të tilla të saj në internet. Më pas dyshja nisën të grindeshin në momentin që ai u përpoq t’i merrte telefonin asaj. Kjo gjë nxiti debatin më shumë duke shkaktuar zhurma të shumta, të cilat u dëgjuan dhe në katin e mësipërm të apartamentit.
Menjëherë, Policia u thirr në banesën që ndodhet në Kearsley pranë Bolton, Greater Manchester. Finn, i cili nuk ka pasur asnjëherë më parë telashe me policinë, u akuzua për dhunë.
“E kam parë atë të dhunshëm më parë, por kjo ishte ndryshe, ai më frikësoi më shumë se zakonisht”, tha vajza.
Në një gjykatën në Wigan, Finn pranoi sulmin dhe u gjobit me 1,100 £.
Atij iu dha gjithashtu një urdhër ndalimi 12-mujor që e ndalonte të kontaktonte me vajzën e tij. Që atëherë ai është larguar nga shtëpia e familjes dhe tani jeton me motrën e tij.