11-vjeçari thyen rekord, kap peshkun 43 kilogram

Një 11-vjeçar ka thyer rekord botëror pasi ka peshkuar një krap i cili peshonte 43 kilogramë.

Callum Pettit ndodhej në një udhëtim në Francë së bashku me babanë e tij Stuart dhe disa miq.

Asnjëri nga të dy nuk e kuptoi se sa i madh ishte peshku sepse uji ishte i turbullt.

Callum tha: Nuk mund ta besoja se sa i madh ishte. Krahët e mi po dhembnin.

Stuart, 40 vjeç shtoi: Na u deshën rreth 20 minuta për ta nxjerrë.

“Është një peshk që e peshkon vetëm njëherë në jetë dhe Callum e realizoi atë në moshën 11-vjeçare”, shtoi ai.

Pamjet nga kamera GoPro e Stuart tregojnë peshkatarë të tjerë që mblidhen përreth për të parë peshkun.

Të Fundit