“1 vit burg për seks jashtë martese”, Indonezia miraton kodin e ri penal

Parlamenti i Indonezisë ka miratuar një kod të ri penal në bazë të së cilit seksi jashtë martese është i dënueshëm me ligj deri në 1 vit burg. Ky kodi ri penal pritet të hyjë në fuqi pas 3 vitesh. Kodi, i cili do të zbatohet si për indonezianët ashtu edhe për të huajt përfshin disa ligje “morali” që e bëjnë të paligjshme që çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku dhe të bëjnë seks.

Partneri ose prindërit e një personi mund t’i denoncojnë për veprën penale të kryerjes së seksit jashtë martesës. Ky kod gjithashtu e cilëson tradhtinë bashkëshortore si një shkelje ligjore për të cilën njerëzit mund të burgosen.

“Human Rights Watch” deklaroi se dispozitat e kodit të ri ishin një “katastrofë” për të drejtat e njeriut. Grupet e të drejtave thonë se kjo prek në mënyrë disproporcionale gratë, personat LGBT dhe pakicat etnike në vend.

Protestuesit kanë organizuar tubime të vogla jashtë parlamentit në Xhakartë këtë javë ku kundërshtonin miratimin e këtij kodi.

Të Fundit