1 mije canta shkolle per femijet, Stop e Fundjave ndryshe vijojne nismen.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/0jnNmevjReA?si=WrzrizYdaDJgcinw” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

Emisioni Stop dhe fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë marrë nismën, që të mbledhin canta për vitin e ri shkollor, për të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë. Arbër Hajdari tha, se për të shtatin vit rradhazi bëhet e mundur, që të shpërndahen canta për këtë kategori fëmijësh. Vetëm për tre ditë, janë shpërndarë rreth 1000 canta dhe kjo nismë do të vazhdojë.Jemi ndalur në Fushë-Krujë, pasi Alfred Karaj, tregon, se jeton i vetëm me tre fëmijët, dy vajzat dhe djalin e sëmurë me Hepatit C. Vajza e madhe është në klasën e tetë dhe e vogla në klasën e tretë, por asnjëra prej tyre nuk ka mundësi, për të shkuar në shkollë si fëmijët e tjerë. Alfredi tregon, se jeton vetëm me pagesën e kempit dhe 20 mijë lekë të vjetra, që marrin fëmijët. Emisioni “Stop” me fondacionin “Fundjavë ndryshe” kanë cuar ndihma ushqimore, veshje dhe cantat e shkollës së bashku me mjetet për familjen e Alfred Karajt.

Të Fundit