Zyrtari i lartë tradhton gruan me asistenten/ Qytetarët të tronditur: Paguhej nga taksat tona! (FOTO)

Një skandal seksual është bërë publik në Britaninë e Madhe, ku raportohet të jetë përfshirë Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock. “The Sun” raporton se ai ka pasur një raport të fshehtë me asistenten e tij Gina Coladangelo.  

Matt Hancock e ka tradhtuar bashkëshorten e tij Martha Hoyer Millar, me asistenten e tij Gina Coladangelo, 43-vjeçaren e cila u punësua vitin e shkuar dhe paguhej me paratë taksapaguesve britanikë, në një kohë kur vendi ishte “mbërthyer” nga vala e Covid-it.

42-vjeçari dhe lobistja milionere Gina, u kapën nga kamerat në skena erotike në zyrën e Sekretarit të Shëndtësisë në Whitehall. 42-vjeçari e ka tradhtuar gruan e tij Martha Hoyer Millar, me të cilën kishte 15 vite martesë.

Matt u pa teksa shkëmbente puthje pasiononte me Gina-n në Departamentin e Shëndetësisë në Londër, gjatë orarit zyrtar të punës. Një person nga Whitehall që pikasi skenat, zbuloi sekretet për tabloidin “The Sun”.

Është tronditëse që z.Hancock ka pasur një raport në mes të pandemisë me një nga këshillueset dhe mikeshat e tij, të cilën e punësoi me para publike”, ka thënë ai.

Të enjten në mbrëmje, një mik i Sekretarit të Shëndetësisë u shpreh: “Ai nuk ka komente për çështjet personale. Asnjë rregull nuk është thyer”. Fotografi të Hanckock duke përqafuar asistenten e tij, dhe duke e prekur në vende intime dolën në media.

Fotoja datonte në 6 maj, rreth orës 3:00 të pasdites. Pamjet janë marrë nga zyra e tij në Departamentin e Shëndetësisë, e vendosur në katin e nëntë të godinës, fare pranë Dhomës së Parlamentit. 42-vjeçari shihet fillimisht duke kontrolluar korridorin dhe më pas ka mbyllur derën për tu siguruar që askush nuk do ta shqetësonte atë dhe Gina-n.

Më pas 43-vjeçarja shkon drejt tij dhe çifti përqafohet në mënyrë pasiononte. Sipas një informatorit të brendshëm që punon në departament, Matt dhe Gina janë kapur duke u shoqëruar me njëri-tjetrin  në zyrë. Burimi tha: “Ata u përpoqën ta ruanin sekretin por të gjithë e dinin se çfarë ndodhte në atë ndërtesë”.

Unë thjesht jam i habitur që ai ishte aq i paturpë për këtë pasi ishte Sekretar i Shtetit. Ka tronditur gjithashtu njerëzit sepse ai e vendosi atë (Ginan) në një rol kaq të rëndësishëm, të financuar nga publiku dhe ata kalojnë orët bashkë në zyrë, ndërsa të tjerët punojnë fort”, u shpreh ai.

Nuk ka ende asnjë koment nga bashkëshortja Martha Hoyer Millar, e cila është parë sot të dalë nga shtëpia si zakonisht, me qenin e saj.

 

Të Fundit