Zgjedhjet lokale/Damian Gjiknuri: Figura të pastra për të fituar të gjitha bashkitë

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ku janë prezantuar edhe kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithëm i PS, Damian Gjuknuri u shpreh se për zgjedhjen e kandidaturave Kryesia e PS u nis nga parimet që figurat të jenë të pastra, i mirëpresin qytetarët dhe janë bërë me konsultime me qytetaret

“Kryesia e PS bëri një mbledhje dhe akoma ka një dsikutim të hapur. PS konkludoi me kandidaturat. Ne Durrës vendosëm të rikonfirmojmë Emirjona Sakon. Ka justifikuar me punën e saj këtë përgjegjësi. Kryesia e PS u nis nga parimet që figurat të jenë të pastra, i mirëpresin qytetarët dhe janë bërë me konsultime me qytetaret. Jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje dhe është një moment i mirë për të fituar të gjitha bashkitë”- tha ai.

Të Fundit