Zbulimi në Durrës, gjendet një statujë prej bronzi e Perëndeshës Artemisë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Zbulimi në Durrës, gjendet një statujë prej bronzi e Perëndeshës Artemisë

Ekspedita e përbashkët arkeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar një statujë të vogël bronzi që mendohet se i takon Perëndeshës Artemisë të qytetit antik të Durrësit.

“Objekti është ende pa pastruar sepse ka vetëm një orë që është gjetur dhe ka nevojë për trajtim dhe observim. Dallohet qartazi se kemi të bëjmë me një personazh femëror, ndoshta mund të jetë edhe Perëndesha Artemisë”.

Bashkëdrejtuesja franceze e projektit Katerine Abedje Rejnal tha se janë evidentuar shtresa të hershme të shekullit të II dhe të III, në të cilat është konstatuar djegie masive nga një zjarr që mendohet se ka djegur të gjithë qytetin. Ndërsa Arkeologia Brikena Shkodra tha se këto gërmime mundësojnë transformimin e forumit bizantin nga shekulli shtatë deri në atë të katërmbëdhjetë.

“Na dha mundësinë që të argumentojmë një pas një që ky moment nga transformuar një pas një. Muret janë përdorur në forma të ndryshme banimi në funksion të qytetit mesjetar deri të paktën në shekullin e 14-të.”

Forumi bizantin është pjesë e një kompleksi të gjerë ndërtimesh e zbukuruar me kolona mermeri dhe me dysheme të veshur me pllaka të mëdha mermeri. Për shkak të vlerave kulturore që përmban Forumi i Bizantin, ai ka hyrë pothuajse në të gjitha guidat turistike të vendit tonë.

Tv Klan

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *