Zίhet me burrin dhe vendos ta nxjerrë në ankand: “Nuk pranohen kthime apo shkëmbime” – Stop
Bota, Të Gjitha

Zίhet me burrin dhe vendos ta nxjerrë në ankand: “Nuk pranohen kthime apo shkëmbime”

Grίndjet mes burrit dhe gruas janë një realitet i zakonshëm për shumë çifte; ka nga ata që arrijnë t’i menaxhojnë shumë mirë dhe nga ata që pas vitesh e zgjidhin gjithçka me një ndarje.

Linda ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të “marrë hak” pas një debati me bashkëshortin e saj Xhon. Ε nxori në ankand në një faqe njoftimesh online!

Çmimi fillestar i ankandit: 25 dollarë. Jo keq për të marrë një burrë, gruaja e të cilit e përshkruan si “mjaft të pashëm, të gjatë, 37 vjeç dhe blegtor”. Linda më pas shtoi një tjetër informacion kyç, për të gjithë blerësit e interesuar: “Ai është një djalë që shkon për gjueti dhe peshkon” – dy pasione që Linda nuk i ndan për arsye etike.

Një ankand kaq i çuditshëm nuk ishte parë kurrë më parë, por në çdo rast oferta shkoi deri në 63 dollarë, shifra e fundit për faktin e thjeshtë se lajmërimi më pas u hoq sepse nuk përputhej me rregullat e portalit të ankandit.

Xhoni mësoi për njoftimin nëpërmjet disa miqve që e lajmëruan. Në vend që të zemërοhej, burri pati një reagim argëtues dhe donte të shihte deri në fund se sa do të paguanin për të.

Por përtej shakasë, Xhoni ka kuptuar mësimin e tij: më mirë shmαngni prίshjen e planeve familjare në minutën e fundit për të shkuar në peshkim me miqtë! Ai e kuptoi se çfarë donte t’i komunikonte gruaja e tij Linda, me të cilën ka dy fëmijë 6 dhe 4 vjeç, dhe pasi qeshi, e la mënjanë shkopin e tij të peshkimit…për pak kohë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *