Vuçiç: Nuk ka shumë sens të dialogoj me Kurtin, flet vetëm për të kaluarën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur këtë të shtunë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Vuçiç ka theksuar se Serbia duhet të marrë pjesë në procesin e dialogut meqë është në dobi të serbëve dhe se “ndikon në uljen e tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.

Megjithatë ai thotë se nuk sheh shumë arsye për të dialoguar me kryeministrin aktual të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, pasi sipas tij Kurti flet vetëm për të kaluarën.

“Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, kurdo që thirret, por nuk shoh shumë sens për të dialoguar me Kurtin, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, dhe jo për të ardhmen”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës ka pasur dy takime në Bruksel me Vuçiqin, por nuk është bërë ndonjë progres në këtë proces.

Kurti në dy takimet ka paraqitur dy propozime, të cilat janë refuzuar nga pala serbe.

Të Fundit