“Vuaj nga sëmundje e pashërueshme”, Llalla kërkesë GJL: S’mund të rri i izoluar – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Vuaj nga sëmundje e pashërueshme”, Llalla kërkesë GJL: S’mund të rri i izoluar

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të shmangur burgosjen i ka bërë një kërkesë Gjykatës së Lartë.

Sipas “News24”, Llalla ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij, me arsyetimin se nuk mund të qëndrojë i izoluar pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm thotë në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës së Lartë se izolimi do të sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Mësohet se kjo kërkesë, vjen në një kohë kur Gjykata e Lartë ka vendosur datën 22 prill, për të shqyrtuar kërkesën e ish-kryeprokurorit.

Llalla u dënua me 2 vite burg për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë në 3 raste. Ai u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar pasi u arratis nga vendi 2 javë para se Gjykata e Apelit ta dënonte me burg.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *