Vore/konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit te ri Shefki Karamuca – Stop – 24 Nentor 2020 – Stop
Të Gjitha

Vore/konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit te ri Shefki Karamuca – Stop – 24 Nentor 2020

“Stop” tregon me fakte dy raste abuzimi me pasojat e tërmetit të vitit të kaluar në Vorë.Rasti i parë me pallatin nr. 8 në lagjen “Demokracia”, që u shpall i dëmtuar, edhe pse nuk ishte i tillë. Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me gllabërimin e 250 m2 truall ndaj biznesmenit Hamid Mema, edhe pse ky i fundit disponon të gjithë dokumentacionin.Në gjithë këtë rrëmujë, posti I kryetarit të bashkisë i kaloi biznesmenit Shefki Karamuca, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri.Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuca, sapo mori postin, nisi të ndërtoje objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje.Vec kësaj, stafi i firmës private të Karamucës, është punësuar në Bashkinë e Vorës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *