Vlore/Shkeljet per shkarkimin e drejtorit te shkolles,kontroll ne mes te mesimit-Stop-20 Nentor 2020 – Stop
Të Gjitha

Vlore/Shkeljet per shkarkimin e drejtorit te shkolles,kontroll ne mes te mesimit-Stop-20 Nentor 2020

Kemi udhëtuar drejt Vlorës, për një problem të qytetarit Aleksandër Duka, i cili është dhe autori i shumë prej pjesëve humoristike të parodistëve të Vlorës.

Aleksandri tregon, se prej 35 vitesh është në arsim dhe prej 7 vitesh ishte drejtor në shkollën “Ibrahim Kushta”. Ai thotë, se gjithë këto vite nuk kishte marrë as vërejtjen më të vogël. Por gjithcka nisi me urdhrin e Zva Vlorë për emërimin e një mësueseje, për të cilën Zva kërkoi, që të bëhej me kontratë pa afat, por këtë gjë nuk e bën dot drejtori. Në këto kushte Aleksandër Duka i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe kjo e fundit i jep të drejtë. Drejtoresha e ZVA Vlorë,Alma Bakiu, pranon, se kjo është e drejta e drejtorit, por nuk jep shpjegim për largimin e këtij të fundit dhe kontrollin, që ka ushtruar në shkollë, duke ndërprerë edhe mësimin.Ndricim Mehmeti, ekspert i arsimit, shprehet, se kjo nuk duhet bërë për asnjë arsye, pasi cënon mbarëvajtjen e procesit mësimor.Pas Ankesës së Zva në DRAP Fier, është ngritur një grup inspektimi, ku për 7 orë janë kontrolluar dokumentat.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *