Video tronditëse/Nuk ndalonte së qari, babai dhunon foshnjën 2 muajsh në Turqi

Një video, ku babai dhunon barbarisht foshnjën vetëm 2 muajsh, po bën xhiron e rrjetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Turqi, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet kanë bërë që shumë njerëz të reagojnë të irrituar.

Sipas mediave turke, kanë qenë të qarat e vazhdueshme të foshnjës arsyet e këtij veprimi të rëndë. Mësohet se autor Yunus Göç është arrestuar nga policia pas denoncimit të nënës së foshnjës.

Momenti kur Yunus rreh barbarisht foshnjën janë filmuar nga celulari i të ëmës së fëmijës.

Sipas raportimeve ajo e kishte lënë aparatin celular fshehurazi në banesë, ndërsa abuzimi ndaj fëmijës ka ndaluar kur ajo ka mbërritur në shtëpi.

“Ai nuk duhet të dalë kurrë nga burgu”,-mësohet se ka thënë nëna e fëmijës për mediat vendase.

Të Fundit