Veliaj takon në SHBA dy ish-ambasadorët amerikanë: Përgjithmonë mirënjohës ndaj jush

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka takuar në SHBA dhe dy ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen në Shqipëri, Marcie Ries dhe Alex Arvizu.

Në një postim në rrjete sociale, Veliaj u shpreh mirënjohjen dy ish-diplomatëve amerikanë për punën që kanë bërë në vendin tonë.

“Çfarë kënaqësie që u ritakova me ish-Amb. Marcie Ries dhe Alex Arvizu . Marcie besonte te grupi ynë i aktivistëve të MJAFT-it, kur ne ishim të panjohur dhe protestonim ndaj padrejtësive.  Kurse Alex na ka qëndruar pranë në ditët e errëta të 21 janarit dhe ngjarjet në vijim. Përgjithmonë mirënjohës ndaj jush”, thekson Veliaj.

Marcie Ries ka shërbyer në vendin tonë si ambasadore nga viti 2005 deri në 2007-n, ndërsa ish-ambasadori Aleksandër Arvizu  qëndroi në detyrë nga viti 2010 deri në 11 janar 2015.

Të Fundit