Vdekja e 13-vjeçarit/ Kushi: E tronditur!Familja e shoqëria të marrin përgjegjësi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas vdekjes tragjike të 13-vjeçarit në Lushnje, i cili humbi jetën duke realizuar një video në rrjetin social “Tik-Tok”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se është tronditur nga ngjarja e fundit e ndodhur në Lushnje.

Sipas saj, aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një problem.

“Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!

Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!”, shkruan ajo.

Të Fundit