Vajza merr kredi pa dorëzanë, përmbaruesi i bllokon pronën e së ëmës

Rina Qyra, ( Hajrie) është debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi që ka marrë. Kjo cështje ka kaluar te Micro Credit Albania, që merret pikërisht me “kreditë e këqija”, duke kërkuar sekuestro prone etj.Përmbaruesi Fatos Alimadhi bën fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila ka pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendon, se mund të bllokojë pjesën takuese të vajzës debitore.Kapllan Hyka, vëllai i debitores thotë, se sekuestro në pronën e së ëmës është vendosur pa dijeninë e nënës dhe familjes. Edhe e moshuara Manushaqe Hyka, edhe e bija Rina Qyra deklarojnë se nuk kanë lënë asnjë gje peng për kredinë.

Të Fundit