Urangutangu puth turisten teksa ajo pozon për foto (video) – Stop
Bota, Të Gjitha

Urangutangu puth turisten teksa ajo pozon për foto (video)

Një urangutang ‘mistrec’ që qëndronte prapa një turisteje të pafajshme, nisi papritur të mbahej te gjoksi i saj dhe ta puthte në faqe teksa ajo pozonte për foto me të.

Majmuni fillimisht qëndronte prapa turistes në zonën e tij por papritur u afrua pranë saj duke “mbushur duart”, duke i treguar të gjithë dashurinë e ndoshta pak më shumë në kopshtin zoologjik të Bangkok më 27 qershor.

Majmuni dinte gjithashtu të puthte në formë njerëzore në faqe e më pas shfaqi një ngerdheshje të gjerë për turistët kuriozë që ishin grumbulluar.

Për fat të mirë turistja nuk u impresionua shumë nga aktet disi imponuese por pa anën humoristike të çështjes me majmunin.

Dëshmitari Dararat Suwanmai, 24 vjeç tha: “Shpertheva së qeshuri kur kuptova çfarë po bënte. Por ishte një krijesë shumë miqësore.
Urangutangët janë nga krijesat më inteligjente mes majmunëve primatë, por sjelljet e tij besohet se janë të kopjuara nga ato të njerëzve që ai shikon përditë në kopshtin zoologjik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *