Ungrej/E hoqen nga drejtoria e pyjeve kur ishte spital: te shkoje ne gjykate – Stop – 8 Janar 2020

Dile Kola nga data 6 shtator deri në datën 25 shtator për shkak të problemeve shëndetësore ka qenë me raport mjeksor. Në këtë kohë njësia administrative Ungrej kërkon largimin e saj nga vendi i punës, me pretendimin, se nuk e ka sjellë raportin në kohë.Meqë dokumenti ka ardhur i firmosur nga kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe ka kaluar në zyrën e Burimeve Njerëzore, jemi drejtuar pikërisht në Bashkinë e Lezhës, ku kemi komunikuar me Drejtorin e Burimeve Njerëzore, Flor Gjini. Ai thotë, se nuk ka patur asnjë raport në zyrën e tij në momentin, që ka firmosur letrën dhe zonja tani duhet t’i drejtohet gjykatës, për të zgjidhur këtë problem, nëse pretendon, se ka të drejtë.

Të Fundit