U akuzua pa faj per perdhunim, specialisti i krimeve drejt rikthimit ne pune

Në tetor të vitit 2021 trasmetuam rastin e zotit Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë Arrëz. Izmiri u akuzua nga shtetasja Adriana Berisha për përdhunim. Adriana pretendonte, se Izmiri abuzoi me të brenda në zyrën e tij, teksa kjo e fundit denonconte një ngjarje përdhunimi prej një personash.Sipas Adrianës, Izmiri e kishte cuar në banesë, ku kishte kryer marrëdhënie, dhe ajo mbeti shtatzënë dhe u detyrua të abortonte.Ngjarjë supozohej të kishte ndodhur në vitin 2015.Izmir Duraku, u arrestua më 5 qershor 2020 dhe u lirua të nesërmen, pasi nuk kishte prova për të. Por në 8 qershor 2020 ai u përjashtua me anë të një urdhri prej policisë, pikërisht për këtë vepër. Gjykata Administrative e Tiranës, i dha të drejtë këtij punonjësi, ku ai paditi policinë për një vendim të padrejtë, por vendimi u apelua dhe ka mbetur i pashqyrtuar ende. Izmiri ka mbetur pa punë dhe pa të ardhura në pritje të vendimit të Apelit Administrativ.Për këtë rast ministri Cuci ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano. Zëdhënsi i Ministrisë së Brendshme Ardi Bita tha, se problemi do të zgjidhet, sapo të dalë vendimi i Apelit.Në këto kushte iu drejtuam Gjykatës së Apelit Administrativ për përshpejtimin e shqyrtimit të cështjes së zotit Izmir Duraku.

Të Fundit