Trupat ruse 9 km larg Parlamentit të Kievit, zyrtarët:Banorë mos dilni nga shtëpia

Forcat ruse tashmë ndodhen në Kiev. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.

Ata kanë këshilluar qytetarët që të kërkojnë strehim. “Banorë të qetë- kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”

BBC shkruan se korrespondentët në Kiev raportuan më herët se kishin dëgjuar të shtëna armësh. Ata thonë se tani mund të dëgjojnë edhe shpërthime më të forta.

Të Fundit