Sorrollasin denoncuesin/ Gjyqi zgjatet 4 vite nuk i marrin asnjehere deshmine

Udhëtuam drejt Shkodrës dhe takuam qytetarin Florin Kukaj, i cili pretendon se prej 4 vitesh thirret nga Gjykata e Shkodrës dhe nuk i merret dëshmia. Në datën 14 shkurt 2022 ishte seanca e rradhës dhe sërish dështoi për mungesë të gjyqtarit. Florini prentendon, se sa herë ka qenë prezent, nuk është zhvilluar seanca.Për arsye, se Florini nuk i ka përballuar dot shpenzimet e udhëtimit, së fundi është shoqëruar nga policia e Tropojës, vendi ku jeton. Por sërish e njëjta situatë, seanca shtyhet dhe dëshmia e tij nuk merret. Florini thotë, se le të gjitha punët e tij, pasi 10 orë i merr vetëm rruga vajtje-ardhje. Ne takuam kancelaren e Gjykatës së Shkodrës, e cila na shpjegoi situatën. Cështja voluminoze dhe mungesat nga të gjitha palët kanë sjellë këtë zvarritje. Florinin e ka ndjekur fati i keq, pasi kur ai ka qenë prezent, kanë munguar o gjyqtari kryesues, ose prokurori.E njejta gjë ka ndodhur edhe me seancën e datës 21 shkurt, e cila është shtyrë sërish për në 28 shkurt.

Të Fundit