Tragjike në Gjermani, bie nga skela dhe humb jetën 30-vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, me pasojë vdekjen e një shqiptari. Raportohet se 30-vjeçari shqiptar nga Dibra, Ijon Bushi, ka humbur tragjikisht jetën, teksa dyshohet se ka rënë nga skela ku po punonte.

Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën. Ai ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa nga mesazhet prekëse në rrjetet sociale, thuhet se ai ka lënë familjen, nënën e tij dhe një motër të sëmurë.

Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri, duke mbledhur edhe një shumë të madhe parash, që ua kanë dërguar familjarëve të të riut.

Të Fundit