Tragjedi në Tiranë, gruaja i jep fund jetës, hidhet nga pallati në “Don Bosko”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetësja F.S, 58 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Dyshohet se 58 vjeçarja vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja F. S., 58 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Të Fundit