Inflacioni rrit në nivel rekord sufllaqen në Greqi – Stop
Bota, Të Gjitha

Inflacioni rrit në nivel rekord sufllaqen në Greqi

Pronarët e restoranteve deklarojnë që nëse ndërpriten zinxhirët e furnizimeve mund të kalojnë në falimentim

Restorantet po përballen me kosto më të larta të cilat kanë çuar në rritjen e çmimeve për shkak të inflacionit rekord në Greqi.

Inflacioni vjetor i konsumit në Greqi arriti në 12.1 % pranë nivelit më të lartë në gati tre dekada, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Statistikor Helen. Sufllaqja, një ndër ushqimet ikonë në Greqi me mish, sallatë, patate ka bërë që tanimë të blihet më pak nga klientët për shkak se çmimi është rritur shumë herë më shumë në krahasim me vitet e kaluara.

“E bleva për tre euro e gjysmë, është vërtet e shtrenjtë. Diku tjetër mund të jetë edhe 5 Euro. Një vit më parë ishte një Euro ose më pak. Rritja është e çmendur. Është ushqim i shpejtë. Nuk duhet të jetë kaq i shtrenjtë, sidomos duke pasur parasysh vështirësitë financiare që njerëzit kanë”.

Ndërsa shumë grekë po përballen me kosto të larta të jetesës, ky ushqim i shpejtë është e vetmja mënyrë për të kaluar një vakt. Megjithatë, ushqimi popullor i rrugës po ndjen nxehtësinë e inflacionit.  Megjithëse paga minimale u rrit këtë Maj në 713 Euro në muaj, një rritje prej 7.5%, çmimet e përbërësve kryesorë mishit, perimeve dhe vajit të lulediellit, së bashku me kostot e energjisë – janë rritur ndjeshëm gjithashtu.

“Kostoja e lartë e përbërësve po na shtyn të rrisim çmimet dhe më e fundit fare të ulim cilësinë. Ne kemi qenë këtu për shumë vite dhe shumë njerëz na njohin, kështu që nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të rrisnim çmimet. Është e vetmja mënyrë për të mbijetuar”, thotë një pronar restoranti.

Pavarësisht rritjes prej 30% të kostove të ushqimit që nga viti i kaluar, ka disa nga ata pronarë që refuzojnë të ushtrojnë presion mbi klientët për shkak se rrezikojnë të humbasin klientelën. Pas një krize financiare një dekade dhe pandemia Covid-19, pronarët e restoranteve janë të shqetësuar se nëse inflacioni vazhdon të rritet, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit me ushqime, çmimet më të larta mund të lënë një shije të keqe tek klientëve të tyre./KlanNews

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *