37-vjeçarit iu hap dera e makinës në ecje, plagoset gruaja dhe vajza e mitur në Fier – Stop
Lajme, Të Gjitha

37-vjeçarit iu hap dera e makinës në ecje, plagoset gruaja dhe vajza e mitur në Fier

Policia e Fierit ka nisur hetimin për 37-vjeçarin E.A, banues në Fier.

Burime policore bëjnë me dije se ditën e djeshme, në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër, 37-vjeçarit i është hapur dera e automjetit.

Si pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Të dyja u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *