Tiranë/ E reja kapet me kokainë, 35-vjeçari hiqet si polic, përfundojnë në pranga

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Ata janë konstatuar nga efektivët e Policisë, në rrugën “Ali Demi” dhe mësohet se në automjetin që drejtonte 24-vjeçarja, G.T, është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. F.L është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.

24-vjeçarja ,është vënë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa F.L akuzohet për Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Po ashtu u procedua penalisht edhe shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. L., 35 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; G. T., 24 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.

Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njofton policia.

Të Fundit