“Thonë se erdhën zgjedhjet prandaj po punoni”- Rama: Ky mandat është thyer në mes, morëm dy goditje që do kishin rrëzuar…

Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e programit të qeverisë për rindërtimin, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, i është përgjigjur sot zërave kritikë.

Sipas tij, aty ku po punohet sot në kantieren të hapura, janë projekte që nuk kanë nisur sot, as sepse po vijnë zgjedhjet, por vite më parë.

“Shumë kush flet erdhën zgjedhjet ndaj po punoni, ndaj po testohen avioniët në aerportët e Kukësit, jo jo, të gjitha këto që sot janë kantiere të hapura në Shqipëri janë punë të nisura 2-3-4-5 vite më parë. Ndërkohë që kantieret e rindërtimit jo që nuk janë të vonuara por në një ritëm që është një ritëm për të cilin ne ndihemi të qetë para të gjithë atyre që presin të kthehen në shtëpi, një ritëm optimal.

Për të arritur deri në kantier na është dashur të trajtojmë pafundësi dokumentesh pronësie. Në këtë projekt kemi futur dhe një komponent, të strehimit të mirëfilltë, ku në cdo shtëpi ku kanë jetuar më parë më shumë se një kurorë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë kujtoi pandeminë dhe tërmetin për të cilat tha se ishin dy goditje që e thyen në mes mandatin e qeverisë socialiste.

“Ky mandat ka qenë madnati më i jashtëzakonshëm i një qeverie shqiptare pasi është thyer në mes, nga tërmeti e nga pandemia duke përmbysur të gjitha planet tona, të gjithë kalendarët e punës sonë, prioritetet tona dhe duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme.

E them pa modesti por, me bindjen se dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant, e jo më një qeveri të Shqipërisë me fuqinë e mjetet e kufizuara që ka, dy sfida që askush tjetër, ju i njihuni ju i dini se cilët janë të tjerët, nuk do mund ti përballonte me forcën, vullnetin e dinjitetin që po i përballojmë ne PS, në qeverisjen e këtij vendi.

Kur i jam përgjigjur do i nxjerr edhe nga dheu petjes së bërë nga një gazetar se ku do i gjesh paratë për gjithë këto plagë që duhen kuruar e shëruar ka qenë një fjalë e dalë nga zerma por që mendja nuk arrinte dot ta mbështeste në argumenta, ka qenë një fjalë e thënë nga pasioni, ambicia e barra e jashtëzakonshme e detyrimit për ata mijëra njerëz të mbetura pa strehë, s’ka qenë një fjalë që në atë moment mund të mbështetej në mundësitë tona.

Kam marrë rrugën dhe kam bërë me dëshirën më të madhe dhe me vullnetin më të fortë lypësin, kudo ku kam mundur duke trokitur në gjithë dyert e mundshme që nga Perëndimi deri poshtë në Lindjen e Mesme. Arritëm të sigurojmë një mbështetje rekord në konferencën e donatorëve”, tha Rama.

Të Fundit