Testi i drogës, rezultojnë përdoruese 2 efektive femra në Elbasan

Dy punonjëse policie femra në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të moshës 25 vjeçare, kanë rezultuar përdoruese të lëndëve narkotike. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime për Abc.

Para disa ditësh, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për punonjësit e policisë.

Nano ka paralajmëruar se efektivët që dalin pozitiv do të lirohen menjëherë nga detyra, ndërsa për raste specifike mund të ketë edhe nisje të hetimeve apo masa shtrënguese.

Të Fundit