“Të fortë së bashku”, presidenti i Ukrainës falenderon Metën: Vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë! – Stop
Bota, Lajme, Të Gjitha

“Të fortë së bashku”, presidenti i Ukrainës falenderon Metën: Vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falenderuar presidentin e vendit tonë, Ilir Meta. Përmes një postimi një Twitter Zelensky shkruan se vlerëson solodaritetin e Shqipërisë në lidhje situatën e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

“I jam mirënjohës [email protected] për fjalët e tij të mbështetjes në Ditën Kombëtare të Unitetit! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë 🇺🇦për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! #Së bashku më të fortë”, shkruan Zelensky.

Më herët Kreu i Shtetit në një postim në Facebook, u shpreh se Shqipëria qëndron krah popullit të Ukrainës, në mbështetje të integritetit dhe të drejtës që ata kanë për të zgjedhur aleancat në të ardhmen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *