Taulant Balla: 2022 ta gjejë Berishën përballë drejtësisë dhe jashtë kuvendit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se viti 2022 duhet ta gjejë Sali Berishën përballë drejtësisë dhe jashtë kuvendit.

Në një komunikim me mediat, kreu i grupit të PS tha se Sali Berisha duhet të largohet përjetësisht nga politika dhe kuvendi.

Sipas tij, një njeri që i ka bërë dëm interesave të vendit dhe është shpallur ‘non grata’ nga partneri strategjik i Shqipërisë duhet të largohet nga politika.

“2022 është një vend shumë i rëndësishëm kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, mund të tejkalohet vetoja ndaj RMV, ndaj mendoj që politikanët që i kanë bërë keq Shqipërisë nuk duhet të jenë farë në kuvend. Persona që SHBA i përcakton si persona që kanë kryer korrupsion të nivelit të lartë, 2022 duhet t’i gjejë përballë drejtësisë dhe jashtë politikës”, tha Balla.

Balla deklaroi se në sesionin e ri parlamentar do të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore. Kreu i grupit të PS u shpreh se çështjet kryesore për këtë komision janë dakordësuar me opozitën.

Të Fundit